E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vau i Dejës/ Policia zbulon  qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur
Lajme

Vau i Dejës/ Policia zbulon qindra rrënjë kanabisi brenda godinës së braktisur

Në pranga 62-vjeçari, procedohen 3 punonjës të OSHEE

Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar “Godina”, i cili ka çuar në zbardhjen dhe shkatërrimin e një aktiviteti të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike në një ambient të braktisur në fshatin Dush, në territorin e Vaut të Dejës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një godinë të braktisur që dyshohej se ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit, Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të bimëve narkotike.

Në ambientin e përshtatur u gjetën 578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa. Po ashtu, u sekuestruan 103 llamba elektrike, të cilat shërbenin për krijimin e kushteve të duhura për rritjen e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit, Policia arrestoi në flagrancë elektriçistin F. M., 62 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë tre anëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulonin zonën.

Ata janë identifikuar si J. D., 41 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet e sekuestruara dhe informacionet e siguruara janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa puna vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.