E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vazhdon masakra mbi pyjet e Martaneshit
Publik News

Vazhdon masakra mbi pyjet e Martaneshit

Bashkë me verën po ikin edhe pyjet shqiptare…

Përgjatë gjithë vitit në redaksinë dhe media janë denoncuar raste flagrante të prerjes masive të pyjeve dhe për këtë askush nuk ka marrë asnjë masë.

Madje, siç duket vetëm po shtohen rastet, pasi në fotot e publikuara nga Lapsi.al ditën e sotme, shihen kamionë të shumtë të ngarkuar me trupa lisash të marrë nga Biza e Martaneshit.

Sipas burimit, deri më tani flitet për 7 kamionë të mëdhenj me rimorkio dhe një pafundësi kamionësh të thjeshtë. Që në shkurt të 2016, qeveria formalisht ka vendosur një moratorium për prerjen e pyjeve duke i kaluar të drejtën bashkive të lejojnë vetëm aq prerje sa ka nevojë popullsia për ngrohje.

A janë vallë për ngrohje gjatë dimrit apo për “ngrohje” llogarish bankare?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.