E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 23-vjeçarit teksa rregullonte gomën e kamionit
Publik News

Vdekja e 23-vjeçarit teksa rregullonte gomën e kamionit

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Durrësit për pronarin e gomisterisë me iniciale Xh.D. ku humbi jetën 23-veçari pas shpërthimit të një gome disa ditë më parë.Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 6 korrik në zonën e Kënetës në Durrës. I riu humbi jetën pas shpërthimit të një gome të cilën ai po ia vendoste një kamioni. Për këtë ngjarje u arrestuan pronari i biznesit ndërsa nën hetim u vendos dhe shoferi i ambulancës që mbërriti në vendngjarje. Procedimi penal për shoferin me iniciale T.L. nisi pas deklaratave të dëshmitarëve okularë të ngjarjes të cilët thanë për mediat se ambulanca u vonua për më shumë se 45 minuta.

Njoftimi i policisë për ngjarjen: Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.