E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VDEKJA E 25-VJEÇARES NË ELBASAN, FAMILJARËT SOT SËRISH PROTESTË
Lajme

VDEKJA E 25-VJEÇARES NË ELBASAN, FAMILJARËT SOT SËRISH PROTESTË

Familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrova, e cila humbi jetën pas lindjes janë ngritur sot sërish në protestë.

Ata kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale, që t’u bashkohen të gjitha nënat. Protesta do të mbahet përpara maternitetit të Qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan në orën 10:00, ndërsa do të jetë në formë homazhi me qiri në dorë.

Kjo është protesta e dytë e tyre, pas asaj të djeshmes përpara gjykatës, ku trupa gjykuese liroi dy mjekët e arrestuar për rastin në fjalë.

Ata me foshnjën e sapolindur ndër duar kërkuan drejtësi, pasi pretendojnë se 25-vjeçares nuk iu dha ndihma e parë në kohë.

Rexhina Debrova, ndërroi jetën pas një komplikacioni, në maternitet një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj e parë. Sipas ekspertizës ajo humbi jetën për shkak të koagulimit, me fjalë të thjeshta, mpiksje e gjakut në të gjithë trupin.

Më poshtë apeli i familjarëve në rrjetet sociale: 

aaa.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.