Vdekja e 44-vjeçarit në mes të rrugës
Shtetasi E.K. u gjet i vdekur në rrugën dytësore Fllakë-Sukth pa shenja dhune në trup.
Ndërkaq, përmes një sqarimi të dytë, policia bën me dije se shkaku i vdekjes dyshohet se lidhet me përdorimin e një sasie të lartë alkooli nga 44-vjeçari.
“Në lidhje me njoftimin për shtetasin E.K.,44 vjeç, që u gjend i vdekur në rrugën dytësore Fllakë-Sukth, ju informojmë që ga veprimet e para hetimore dyshohet që ka ndodhur nga shkaqe natyrale, si përdorimi i një sasie të lartë alkooli”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



