E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 51-vjeçares në rrethana misterioze, bashkëshorti :Bëri një gjilpërë, ra për të fjetur dhe nuk u zgjua më
Lajme

Vdekja e 51-vjeçares në rrethana misterioze, bashkëshorti :Bëri një gjilpërë, ra për të fjetur dhe nuk u zgjua më

Paralajmëron padi ndaj mjekëve

51-vjeçare humbi jetën në rrethana ende të paqarta, ndërsa familjarët e saj akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar dhe neglizhencë.

NGJARJA

Albana Saliçe ka humbur jetën mëngjesin e së dielës pak orë pasi kishte marrë mjekim në Urgjencën e Spitalit të Korçës. Gruaja kishte shkuar ne spital në orët e para të mëngjesit ku i ishte nënshkruar një kontrolli nga ana e stafit mjekësor. Pas ndihmës së parë të dhënë në urgjencë, gruaja më pas është dërguar nga shtëpi, ku edhe ka humbur jetën.

DENONCIMI

Bashkëshorti i saj, Edison Saliçe, ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm dhe trajtim të gabuar. Ai tregon gjithçka ndodhi që nga momenti kur bashkëshortja e tij shkoi me ambulancë në Urgjencë në orët e para të mëngjesit.

“Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127, na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë, EKG-ja i doli mirë”, tha burri.

Pasi kanë rënë për të fjetur, ai deklaron se bashkëshortja e tij nuk është zgjuar më.

“Vajtëm në shtëpi, na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je, s’po më përgjigjej, lajmërova fqinjën, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të Zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi, në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, shton ai.

Edison Saliçe shprehet se gruaja e tij e ndjerë kishte shqetësime gjinekologjike, për të cilat merrte mjekim.

“Kishte shqetësime gjinekologjike, për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht, ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ia di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme”. 

ÇFARË THONË MJEKËT

Përkundër pretendimeve të burrit të viktimës Albana Saliçe, se i ishte bërë një injeksion në urgjencën e Spitalit të Korçës, mjekët pretendojnë të kundërtën. Shefi i Urgjencës thotë se në urgjencë ka ardhur për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë.

“Erdhi në urgjencë me dhimbje gjoksi. I bëmë të gjitha kontrollet. I bëmë EKG e zemrës, i doli shumë mirë. S’kishte probleme. Edhe në analiza doli mirë. Nuk kishim pse ta mbanim në spital pasi u qetësua”, mësohet të ketë deklaruar mjeku përpara Forcave të Rendit, teksa është marrë në pyetje për ngjarjen.

Mësohet se shefi i urgjencës të ketë mohuar faktin e dhënies të ndonjë injeksioni siç u shpreh bashkëshorti i viktimës.

Më konkretisht, ai nuk ka folur për asnjë injeksion ose gjilpërë të bërë ndaj viktimës. Dyshimet paraprake për vdekjen e 51- vjeçares lidhen me problemet kardiake dhe faktin që ajo mund të ketë pësuar infarkt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.