E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e shoferit të Xhafaj, gazetarja: Babai e priste jashtë, breshëritë nuk u dëgjuan sepse…
Lajme

Vdekja e shoferit të Xhafaj, gazetarja: Babai e priste jashtë, breshëritë nuk u dëgjuan sepse…

Vdekja e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duket se i ka “vënë flakën” opinionit publik në Shqipëri.

Edhe pse autoritetet këmbëngulin se Shkëlzen Çordja u vetëvra, një sëre provash të gjetura në ambientet e Gardës dhe natyra misterioze e ngjarjes, kanë ngritur dyshime se i ri  mund të jetë qëlluar.

E ftuar në studion e “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e sotme të tjera detaje rrëqethëse, duke zbuluar se pasi kishe humbur lidhjet me të birin, i ati e kishte pritur i dëshpëruar jashtë ambienteve të Gardës.

Ka hyrë me automjetin e tij privat, ka hyrë në sediljen e parë të makinës së parë të eskortës së ministrisë. Arma mp5 ka një opsion qitje breshëri, e cila do të thotë se me një të shkrepur, arma qëllon disa herë Ka 1 plumb poshtë mjekrës, në pjesën e kokës, një në pjeaën e faqes dhe një tjetër në xham, nuk e ka prekur. Edhe babai ka shkuar në ambientet e jashtme të gardës për të parë nëse ndodhej i biri, sepse nuk i përgjigjej në telefon. Dera e garazhit ka qenë  e mbyllur por nuk specifikohet nëse ka qënë e mbyllur me çelës. Tre predha dhe 4 gëzhdoja janë gjetur brenda makinës, e cila ka qënë e blinduar. Kjo është edhe arsyeja pse nuk janë dëgjuar krismat.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.