E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e turistit  spanjoll  në Divjakë vë  në lëvizje Prokurorinë
Flash

Vdekja e turistit spanjoll në Divjakë vë në lëvizje Prokurorinë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar një procedimi penal për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pa autor, lidhur me humbjen e jetës së turistit spanjoll, Francisco Javier Carraso Cervilla.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.

Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.

Kujtojmë se turisti spanjoll u vetëplagos në 21 mars të këtij viti, gjatë kohës që ishte duke bërë dush dhe si pasojë humbi jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.