E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja misterioze e turistëve rusë, sekuestrohen materialet e dezinfektimit të hotelit në Qerret, Prokuroria këqyr kamerat filmike
Publik News

Vdekja misterioze e turistëve rusë, sekuestrohen materialet e dezinfektimit të hotelit në Qerret, Prokuroria këqyr kamerat filmike

Zbardhen detaje të reja nga vdekja misterioze e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës  janë sekuestruar materialet e dezinfektimit për virusin Covid-19, qe janë përdorur në hotel.

Mësohet se hoteli ishte dezinfektuar për herë të fundit më datë 9 shtator të 2021. Ndërkohë, Mjekësia Ligjore ka kërkuar kontroll për dezinfektaktët e përdorur. Nga ana tjetër, Prokuroria po kontrollon për defekt në sistemin e ngrohjes, si dhe po këqyr kamerat filmike të hotelit.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës së të premtes, ku u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit shtetasit çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.