E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes në mënyrë misterioze princi i Bruneit, njihej për jetën luksoze dhe miqësive me të famshmit
Lajme

Vdes në mënyrë misterioze princi i Bruneit, njihej për jetën luksoze dhe miqësive me të famshmit

 

Azimi, i cili ishte i katërti në radhë për fronin e kombit të Azisë Juglindore dhe kishte reputacion në Hollywood si një prodhues filmi.

Qeveria nuk e bëri të ditur shkakun e vdekjes së tij.

Djali i dytë i lindur i sulltanit ishte i njohur për organizimin e ahengjeve ekstravagante me mysafirë të famshëm përfshirë Pamela Anderson, Janet Jackson dhe Mariah Carey.

Ai kishte prodhuar një pjesë të filmave, duke përfshirë shfaqjen në vitin 2014 “Ju nuk jeni ju” me protagonist Hilary Swank, duke ndërtuar një karrierë me kohë të pjesshme në industrinë e filmit pavarësisht zemërimit ndërkombëtar për lëvizjen e babait të tij drejt ndëshkimeve drakoniane në Brunei, shkruan CNN.

Varrimi i Azimit u bë të shtunën dhe vendi ka hyrë në një periudhë shtatë-ditore zije.

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, tha se Azimi “ishte i njohur për shpirtin e tij dashamirës dhe bujar dhe për përkushtimin e tij në qëllime bamirësie, arsimore dhe rinore”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.