E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes në spital Edmond Papa, u qëllua me armë brenda një lokali
Lajme

Vdes në spital Edmond Papa, u qëllua me armë brenda një lokali

Ka ndërruar jetë në spital, Edmond Papa, i cili u qëllua me armë pak orë më parë në zonën e Selitës në Tiranë. Fillimisht u tha se ishte jashtë rrezikut për jetën, por fatkeqësisht, nuk ia ka dalë.

Ndërkohë ende nuk dihet se kush e ka qëlluar Edmondin.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.