E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes një punonjëse në landfillin e Bushatit
Publik News

Vdes një punonjëse në landfillin e Bushatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në landfillin e Bushatit në Shkodër.

Makineritë i kanë marrë jetën sot një punonjëseje e cila ka humbur jetën për shkak se është zënë nga makineritë.

Sipas policisë ka humbur jetën Katrine Binaku, 60 vjeçe.

Ajo është zënë nga makineritë teksa po kryente diferencimin e mbetjeve urbane.

Viktima është nga Paçrami i Vaut të Dejës.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Landfilli i Bushatit është një koncesion i bashkisë së Vaut të Dejës.

Informacion Paraprak nga Policia e Shkodrës:

Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.