E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes turisti serb në  “Grykën e Hapur” të Valbonës
Lajme

Vdes turisti serb në “Grykën e Hapur” të Valbonës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Hapur” në Valbonë.

Një turist serb me inicialet G.S ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak që ky i fundit ka pësuar.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të komisariatit të Tropojës dhe ekipi mjekësor për t’u ardhur në ndihmë turistëve të bllokuar në vendin e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Tropojë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.