E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vdiqe në krahët e mi”, gruaja tregon momentet e fundit të Shpat Kasapit
Showbiz

“Vdiqe në krahët e mi”, gruaja tregon momentet e fundit të Shpat Kasapit

Gruaja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së këngëtarit, i cili u nda papritur nga jeta pas një ataku kardiak. Në një reagim prekës në rrjetet sociale, ajo tregon se Shpati u shua në krahët e saj.

Postimi i saj emocionues:

“U largove në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund po mbaroheshin dokumentet e Roelit në Itali, vetëm që ta çonim tek specialistët më të mirë. Sa shumë kemi luftuar, sa stres kemi përballuar… dhe askush nuk e di. Sa pranë kemi qenë, sa shumë kemi ndarë bashkë, duke u gëzuar rritjes së Roelit. Nuk e prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’… Nuk prite, Shpat. U nxitove dhe na le vetëm.

E le Roelin pa baba, në momentin kur kishte më shumë se kurrë nevojë për ty, për duart e tua. Si t’ia shpjegoj unë Roelit që babai nuk do të jetë më?

Më premtoje se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi? Pse ma theve zemrën kështu, o shpirt?

Uroj të takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes, por unë ende pres të zgjohem dhe të jesh këtu, pranë nesh.”

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.