“Veç qenin e shtëpisë s’e paska në shtet” – Malltezi publikon listën e 13 familjarëve të Ulsi Manjes të punësuar në administratë
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka publikuar një listë me personat nga familja e deputetit të Partisë Socialiste Ulsi Manja, të cilët janë të punësuar në administratën shtetërore.
Sipas Malltezit, të gjithë personat në listë janë punësuar pasi Manja është bërë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Në listë janë publikuar emrat e 13 personave, të punësuar në funksione të ndryshme në administratë.
“Veç qenin e shtëpisë nuk paska punësuar në shtet. Ikin të rinjtë se punojnë farefisin Ulsinjtë. Pastaj të kërkon edhe ID që të bëjë presion të votosh hajdutët. #trishtim.” – shkruan Malltezi në Facebook.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



