E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  dhe Kacidhja shpenzojnë  1.43 mld për të vendosur tubo në linjat e ujësjellësit
Lajme

Veliaj dhe Kacidhja shpenzojnë 1.43 mld për të vendosur tubo në linjat e ujësjellësit

Një kryeqytet si Tirana në vitin 2023 vazhdon akoma të vuaj nga uji me orar që sjellë bashkia në shtëpitë tona, duke theksuar se ky ujë nuk është i pijshëm. Çdo vit Veliaj bën premtime se do të shtohet furnizimi me ujë, por në fakt shtohen vetëm fondet që vidhen në kuadër të kësaj propagande.

Më datë 21 korrik kreu i UKT Elton Kacidhja, me urdhër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ka firmosur tenderin me objekt “Blerje Tuba dhe Rakorderi”. Ky tender është i ndarë në lote dhe ka si fond limit vlerë 1. 5 miliardë lekë, por për këtë lot do të shpenzohen 1.3 miliardë lekë. Kështu përcaktohet në vlerën përfundimtare të kontratës së firmosur.

Sipas të dhënave të gjetura, për këtë tender kanë paraqitur oferta 4 kompani por tre prej tyre janë skualifikuar që në fazën e parë, pavarësisht se kishin oferta më të lira. Kompania Leon Konstruksion ka një ofertë 200 milion lekë më lirë se ALPHA SOLUTIONS GROUP” sh.p.k, e cila u shpall fituese.

Por, në mungesë të një konkurrence të drejtë dhe me ofertën më të shtrenjtë pronari i ALPHA SOLUTIONS GROUP” sh.p.k, Aleksandër Stavre firmosi kontratën.

Gara për këtë tender u mbyll më datë 25 maj, por Veliaj ka marrë kohën e tij bashkë me Kacidhen dhe kanë gjetur mënyrën se si mund të përfitojnë më shumë nga ky fond që u shpenzua nga arka e bashkisë.

Për ta bërë më të besueshëm faktin se do të punojë për furnizimin me ujë, më datë 28 korrik Veliaj dhe kacidhja kanë firmosur një tjetër tender. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtim dhe rikonstruksion linjash dhe ndërhyrjesh në raste emergjente kanalizimi në Njësitë 1,2,3,4,5 dhe Drejtoritë Rajonale”, me fond limit rreth 130 milionë lekë.

 

Edhe ky tender njësoj si i pari i është dhënë në tavolinë firmës ” Caushi M “SHPK, në pronësi të Mehmet Caushit, i cili gjithashtu është një biznesmen që ka përfituar shumë tenderë nga kryebashkiakët sidomos nga Emiriana Sako e Durrësit.

Sikur shohim nga tabela më poshtë ky tender është zhvilluar për hapjen e kanaleve ku do të vendosen tubat e blerë me tenderin e parë.

 

Sepse punimet që do të kryhen janë heqja e asfaltit në zonat e piketuara, gërmimi, futja e tubove dhe lidhja e linjave me ujësjellësin. Duke përmendur që, pasi mbaron procesi ajo pjesë asfaltit mbetet e prishur. Sepse ‘shkel e shko’ i bëjnë punët shefat e Ramës.

Në përfundim shohim se për futjen e disa tubove për në disa linja ku ka dëmtime, Veliaj do të shpenzojë 1.43 miliardë lekë. Miliarda të tilla shpenzohen çdo vit, por Tirana sërish thahet për ujë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.