Veliaj dhe Rama ngulin PARKUT edhe 5 kulla 17-katëshe tek Diga e Liqenit

Kol sallami dhe Abaz sponsori do ngrenë 5 kulla 17-katëshe tek Diga e Liqenit

Një bllok kullash  do të ngulen tek diga e Liqenit Artificial.

Nëse deri më sot zona e liqenit ka qenë “tempulli” i relaksit për banorët e Tiranës të cilët në pisk të vapës e “zhysin kokën” në freskinë e parkut të vetëm të mbetur të gjelbëruar të kryeqytetit, kjo hapësirë do “livadhiset” me disa kulla shumë-katëshe.

Bëhet fjalë për 5 kulla të reja 17 kate secila, që do i shtohen zonës së liqenit me lejen e Ramës e miratim të Veliajt e për përfitim të këtij të fundit dhe oligarkëve të kryeqytetit.

Kompleksi do të quhet “Tirana Lake” dhe ka dy faza. Leja zhvilluese është dhënë për shoqëritë “Building Construction” sh.p.k të Ilir Merjas dhe dhe “Eldino” sh.p.k. të Gabriela Dinos.

OLIGARKËT E MËDHENJ

Merja ka përfituar në total mbi 300 MLN Lekë në tendera publikë vetëm nga Bashkia e Pogradecit dhe mbi 1,3 MLD Lekë nga Bashkia Librazhd në bashkëpunim me Salillarin për asfaltimin e një rruge në Dragostunjë. Pra me një logjikë të thjesht për të bërë lidhjen e mëposhtme, të gjithë tenderat lokalë i janë dhënë një biznesmeni të zonës.

Por kush fshihet në të vërtetë pas Merjas dhe 5 kullave që do gllabërojnë liqenin?!

Sokol Meqemeja

Kompania ka qenë dikur në pronësi të biznesmenit Sokol Meqemeja i cili në 24 gusht të 2014-ës ia dhuron aksionet e kompanisë Ilir Merjas.

Për ironi të fatit, kjo kompani tashmë ka një kapital prej 100 MLN Lekësh, dhe humbjet vjetore i kalojnë 400,000€.

Praktikisht kemi të bëjmë me një kompani të falimentuar!!! Kompanisë së falimentuar i është dhënë leje të ndërtojë kulla tek liqeni dhe njëkohësisht duhet t’i paguajë taksa bashkisë pa përmendur kostot e ndërrimit të pallateve.

Pyetja që bie është: Si do i sigurojë paratë pronari i vërtetë Meqemeja i sallamit në këtë skemë?!

Thuhet se arsyeja e vërtetë e dhurimit të kompanisë tek Merja, është kamuflimi i emrit në letra të oligarkut që kontrollon HEC-in e Dragostunjës, zonën ku merr edhe tendera.

Por Meqemeja i sallamit njihet edhe si shok  Ahmetajt!

Ai akuzohet nga SPAK se i ka dhënë Arben Ahmetajt, përmes skemave të shitjeve fiktive të apartamenteve, 140 mijë euro. Prokuroria e Posaçme evidenton se kjo shumë ka shkuar për ish zv. kryeministrin si shpërblim për inceneratorin e Fierit, të cilin e kishte marrë përmes kompanisë Building Counstriction & Green Energy, ku ishte një prej krijuesve të saj, shoqëri e cila rezulton të ketë paraqitur propozimin për marrjen e inceneratorit të Fierit dhe të ketë përfituar edhe bonusin prej 10 piksh.

Interesante është se ky kombinim kompanish për kullat që do ndërtohen i ka brenda të gjitha ngjyrat politike nga PS e deri tek LSI ashru si apartamentet në këto kulla. Kompania tjetër është në pronësi të Gabriela Dinos, e cila është kukulla e babait Abaz Dinos, në letra.

Kompania e tyre me qendër tek rruga e Kosovarëve, është një prej financueseve të Ilir Metës në LSI. Dino ka hedhur miliona lekë për LSI në fushatë teksa njihet si mik i afërt i Metës.

KULLAT

Kullat do të ndërtohen pikërisht aty ku ndodhet parkimi i Bashkisë momentalisht. Sipërfaqja totale e ndërtimit të kullave është 228 mijë metër katrorë mbi tokë dhe 97 mijë metër nën tokë.

Në dokumentet e KKT shkruhet se trualli që zhvillohet përmes këtij projekti është 32,450 m2. Ilir Merja ka blerë nga shteti rreth 2100 m2 nga kjo sipërfaqe përmes një kontrate me Ministrinë e Financave për 143 MLN LEKË.

”Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction” në pronësi të shtetasit Ilir Merja, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror.”

Ironik është fakti i kundërshtimit nga Veliaj të ndërtimit të një kulle 17-katëshe në atë zonë disa vite më parë, një leje ndërtimi të dhënë nga ish-kryetari Lulzim Basha për shoqërinë Gener 2 tek Diga e Liqenit.

Veliaj në atë kohë protestoi edhe para Gjykatës Administrative, por leja u vlerësua e ligjshme nga gjykata. Dikur Veliaj kundërshtonte një kullë, teksa sot i ka dhënë lejen 5 të tillave!

Publikuar nga Publik Media