E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj do të shpenzojë për tre ditë 164 mijë euo për kafe, koktejle, foni
Lajme

Veliaj do të shpenzojë për tre ditë 164 mijë euo për kafe, koktejle, foni

Nga data 18 nëntor deri më datë 22 do të zhvillohet ‘Tirana Digjital Nomad Festival’, që  është një event tre ditor i organizuar nga bashkia e Tiranës. Por sa kushton ky aktivitet? 164 milionë lekë do të derdhen për skena drita, foni, fotografi, koktejle, kafe.

Do të bëhen bashkë 35 ekspertë IT folës nga bota dhe 100 të tjerë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë për të ndarë përvojat e tyre, me të rinjtë të cilët janë të interesuar për punën në distancë.

Ndërkohë Veliaj e shiti Piramidën si një qendër inovacioni ku u investuan dhjetëra milionë euro, prandaj habitemi që aty nuk ka kushte për një eveniment të tillë. Fare mirë ky aktivitet mund të zhvillohej në ambientet e brendshme të Piramidës që nuk është pa ndriçim dhe foni. Përse duhet të harxhohen kaq shumë për skena dhe drita jashtë saj? Piramida ka salla që mund të akomodojnë më shumë se kaq të ftuar.

Është e qartë se ‘Tirana Digjital Nomad Festival’ është një projekt që nuk ka lidhje me as me Piramidën as me statusin e saj, por është projekt i gatshëm i ofruar nga miqtë e Veliajt për të marrë këto lekë nga arka e bashkisë. Sipas preventivit, do të ngrihet një skenë, do të vihen ndriçime, mikrofona, led, do të paguhen tarifa për ekspertët që vijnë nga Europa dhe Amerika, do të paguhet kateringu për 3 ditë, si dhe do të sigurohen kamera dhe fotograf.

Dhe për këto shërbime për 3 ditë do të merren nga xhepat e qytetarëve të Tiranës 164 milionë lekë.

Tenderi tashmë është zhvilluar dhe më datë 7 nëntor 2024 është bërë publike kontrata. Tenderi i zhvilluar është krejt formal dhe kontrata është dhënë me nxitim (pa garë).

Sipas dokumenteve, vetëm bashkimi i  operatorëve “PIK ” shpk – “OPTIMA COMMUNICATION” shpk ka dorëzuar një ofertë.

Normale do të ishte që të pezullohej procedura, por kur është porosi e Veliajt, komisioni vazhdon tenderin me një operator.

Sigurisht nuk pati as garë as shqyrtim dokumentesh, kontrata u dha nën dorë dhe këtu u vulos shkelja e radhës.

Open Data Albania e ka vlerësuar menjëherë tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Për mendimin tonë  ky “turizëm nomadësh” është provuar se nuk ka sjellë asnjë “nomad” në Shqipëri. Kujtojmë se janë zhvilluar aktivitete të tilla në Vlorë dhe qytete të tjera. Për më tepër leksionet për të cilat vijnë ekspertët, rinjtë po i mësojnë mjaft mirë online. Nga ana tjetër nuk është problemi se “nomadët” nuk e kanë Shqipërinë në hartën e tyre, por këtu nuk ka klimë ekonomike për zhvillimin e këtij sektori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.