Veliaj flet për Ditën Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion
Kryebashkiaku, Erion Veliaj në Ditën Ndërkombëtare të Aksesit në Informacion deklaroi se armiqtë e të drejtës së informimit nuk janë vetëm të jashtëm, duke iu referuar sulmit nga iranianët, por edhe të brendshëm.
Para këshillit bashkiak, bashkë me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, Veliaj foli për shembullin e Bashkisë Tiranë sa i përket të drejtës së informimit.
Veliaj u ndal tek partitë apo subjekte të tjera që kërkojnë informacion, të cilat sipas tij, në shumicën e rasteve kërkohen për tu përdorur si certifikata gjobëvënieje.
Megjithatë, për kryebashkiakun, ky motiv, nuk ështënjë arsye për të mos dhënë informacion, pasi me mënyrën si përdoret ajo e dhënë më pas, kujdesen organet e drejtësisë.
“Unë besoj se armiqtë të të drejtës së informimit nuk janë vetëm të jashtëm por edhe të brendshëm.
Asnjë prej nesh nuk është naiv kur një parti politike kërkon lejet e ndërtimit.
Sidomos kur një parti politike…, që në një qytet të vogël, 1 mln banorë, fshat i madh po prapë merren vesh gjërat, kur ti e di fare mirë që ato janë vetëm certifikata gjobëvënieje për gjithë ndërtuesit. Ashtu mbushin arkat e partisë.
Por nuk është detyra jonë ta bëjmë këtë arsyetim dhe pse e ne dimë që ky është justifikim që filan parti apo subjekt jeton vetëm duke marrë informacion nga shteti.
Nëse është e tillë ka organe të drejtësisë që merren me këtë punë dhe pse e di i madh e i vogël pse kërkohet, megjithatë duhet ta japim këtë informacion.”, tha kryebashkiaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



