E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj gropos mbetjet dhe paguan 54 mln dollarë
Lajme

Veliaj gropos mbetjet dhe paguan 54 mln dollarë

Kryemadhi publikon një tjetër video nga  denoncimi i qytetarëve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar një tjetër video nga afera galopante e inceneratorëve. 

Pas disa denoncimeve radhazi, Kryemadhi ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një tjetër video nga vjedhja e shekullit.

Deputetja e PL sjell në kujtesë momentet kur Erion Veliaj propagandoi me kazanët e plehrave, ku diferencimi i mbetjeve bëhet që në burim, nga vetë qytetarët.

Pra, e thënë më thjeshtë, as diferencimin e mbetjeve nuk e bënë kompania e trajtimit, por vetë banorët e kryeqytetit në momentin kur ndajnë hedhjen e mbetejeve në kosha.

Ndërsa për groposjen e plehrave në Sharrë, shton Kryemadhi, bashkia e Tiranës i paguan kompanisë së inceneratorëve, pronarët e të cilës janë në kërkim, 54 milionë dollarë

Postimi
Tallja e madhe e Veliaj me qytetarët e Tiranës! Qytetarët diferencojnë, ky gropos mbetjet urbane dhe paguan 54 milionë $.
Shikoni se si shkatërrohet në pak sekonda makineria e propagandës së Erion Veliaj për vjedhjen e përditshme që iu bëhet me plehrat dhe inceneratorin e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.