E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i dhuron katin e parë të Piramidës Arbana Osmanit për restorant
Lajme

Veliaj i dhuron katin e parë të Piramidës Arbana Osmanit për restorant

14 Miliard Lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës ka kushtuar rikonstruksioni i Piramidës. Kjo shumë e frikshme i është dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha nga Erion Veliaj në shkelje totale të ligjit të Prokurimeve Publike.

“Piramida do të jetë endra më e madhe për mësimin dhe trajnimin digjital për fëmijët e së ardhmes”,-u shpreh Veliaj në përurimin e saj… por duket se pas disa muaj gjërat kanë ndryshuar.

Kryebashkiaku e ka vënë në funksion të tij hapësirën që supozohej t’u shërbente fëmijëve për të zhvilluar aktivitete mësimore e digjitale. Kati i parë i piramidës do i jepet prezantueses Arbana Osmani për të hapur aty bar-restorantin e saj.

Llogaritë e fshehta të Veliajt pas çdo propagande për sy të popullit, herët e vonë bëhen publike si në këtë rast ku e ka vënë hapësirën publike në shfrytëzim të tijin personal.

Një qokë e majme kjo për Osmanin, e cila prej kohësh është vënë në rreshtin e personazheve publike, kolegë të saj që plotësojnë show-n e shtirur të Veliajt.joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.