E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i jep tender  pronarit  të  BOLV OIL me 215 milionë për blerje mjetesh transporti
Publik News

Veliaj i jep tender pronarit të BOLV OIL me 215 milionë për blerje mjetesh transporti

Bashkia Tiranë prej kohësh është njëri nga ato institucione vendore që jep tendera me vlera ndër më të lartat. Pavarësisht se komuniteti mund të ketë nevoja emergjente, fokusi i bashkisë në tenderin konkret duket se është që të blejë makineri transporti të reja akull, prodhim i vitit 2021-2022.

1

Duket se kjo bashki nuk e ka patur fare parasysh krizën ekonomike, energjitike, çmimet e larta të ushqimeve e të karburantit, e cila ka krijuar probleme në shumë familje të shtresës së mesme dhe të varfër në Shqipëri.

2

Pasi në rastin konkret shpenzimet mund të uleshin duke blerë mjete të përdorura të prodhuara disa vite më parë për të ulur kostot dhe për t’i drejtuar paratë ndaj programeve sociale në ndihmë të komuniteteve më të dobëta.

3

Por duket se ky është një rast “qoke” i pastër i Veliajt ndaj pronarit të Bolv Oil, Behar Çukaj. Më konkretisht bëjhet fjalë për tenderin me numër reference REF-37530-07-29-2022 dhe me objekt “Blerje mjete transporti”.

4

Tenderi është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, institucion në varësi të bashkisë. Fondi limit është llogaritur 18,434,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 221 milionë lekë të vjetra me TVSH.

5

Duke shfletuar dokumentacionin përkatës të tenderit, thuhet se në të ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, përkatësisht bashkimi i operatorëve “INPLY” dhe “AUTOVISION” me ofertë 17,986,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 215 milionë lekë të vjetra me TVSH.

6

Rezulton se pronar i “AUTOVISION” është BOLV-OIL SHA në pronësi të Behar Çukaj. Dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar shtohen më tej kur shikohet se vlera fituese është sa 97.56% e fondit limit te tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.