E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i tregon me detaje maketin e Teatrit këngëtares Eleni Furiera
Lajme

Veliaj i tregon me detaje maketin e Teatrit këngëtares Eleni Furiera

Erion Veliaj e shndërruar betejën për shembjen e Teatrit Kombëtar, në një fiksacion personal. Çdo gjë që bën kohët e fundit, publikisht apo nën rrogoz, ka lidhje pikërisht me Teatrin. Nuk dihet se çfarë e frikëson apo ku e ka futur kokën, që nuk lë rast pa keqpërdorur figura publike për të fshehur krimin që po ndodh në qendër të Tiranës, edhe pse tashmë Rama e ka mbyllur këtë çështje me ligj special në parlament.

Pasi keqpërdori, mashtroi apo bleu disa nga aktorët e njohur që fillimisht ishin flamurtarë të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, si Robert Ndrenika me shokë, së fundmi ai nuk ka humbur rastin të bëjë të njëjtën gjë, edhe me këngëtaret e njohur Eleni Furiera e cila ndodhet në Shqipëri, për disa aktivitete. Pasi i dhuroi çelësin e kryeqytetit, Veliaj ka shpërndarë një foto së bashku me fituesen e vendit të dytë të Eurovision, ku në mënyrë qesharake shfaqet si specialist i arkitekturës.

Sa herë që ai del në takime publike me artistë, nuk ngurron që të deklarojë se nuk merr vesh nga arkitektura, por në foton që ka shpërndarë bën si specialit, që i shpjegon Furierës projektin e Teatrit të ri Kombëtar. Si në çdo gjë që bën duke imituar shefin e madh në qeveri, edhe këtë herë Veliaj, për propagandë ka kryer një falsifikim. Maketi që i ka vënë përpara këngëtares së njohur, tregon vetëm teatrin e ri, kurse kullat e shumta që do të ndërtohen në tokën e tij në realitet, janë zhdukur.

Furiera “e shkretë”, duket e përqendruar në krah të Lali Erit mbi maketin e bukur, por një gjë është e sigurt; Veliaj nuk i ka shpjeguar, se ajo godinë- maket në fakt është vetëm një mbulesë, për fshehjen e një mega-grabitje, që  bëhet popullit shqiptarë, në shifrën e 200 milion e eurove.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.