E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj: Institucionet janë 20 vite me vonesë, tani Duka dhe mafia e tij kërkojnë mandat të gjashtë
Lajme

Veliaj: Institucionet janë 20 vite me vonesë, tani Duka dhe mafia e tij kërkojnë mandat të gjashtë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar Federatën Shqiptare të Futbollit se prej 20 vitesh nuk ka bërë asgjë për sportin.

Në një takim me përfaqësuesit ligjorë të Shoqatave Sportive të Tiranës, Veliaj shprehet se FSHF është kthyer në një agjenci “sigurimsash” dhe që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar dhe institucioneve ligjzbatuese në vend, duke u shprehur se janë 20 vite me vonesë dhe nuk kanë vepruar ndaj FSHF-së.

“Asambleja e sotme ka për qëllim të vazhdojë punimet me një shumicë të qartë të anëtarësisë, të atyre që bëjnë punët. Fatet tona do i marrin në dorë vetë. Këtë fushatë do e çojmë deri në fund për të vendosur drejtësi. Shiten dhe blihen interesat dhe idealet e atyre që bëjnë punën me djersë. Sot për të gjithë ata që ulërasin për përfshirjen e politikës, këtu jam si aksioner. Nuk mund të ecë përpara çdo fushë dhe kjo të jetë një gropë e zezë. Kjo asamble thirret nga ata që kanë emrat në gjykatë.

Dua në finale tju ftoj që kështu të bashkuar siç jemi sot, teksa po kthehet vëmendja në shpartallimin e kësaj bande mafioze. Këta kanë problem kur dikush thotë të vërtetën. Vetë për të shpifur e bëjnë përditë këta. Institucionet janë të vonuara, 20 vjet me vonesë. Unë erdha në 2002 kur Duka e mori mandatin për herë të parë. Ndërrova 6 punë, më dolën thinjat dhe ky do mandatin e gjashtë. E gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll. Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatë” – tha Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.