E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj ka lexuar libra në ballkon
Publik News

Veliaj ka lexuar libra në ballkon

Kreu i Bashkisë së Tiranës një ditë më parë dha lajmin se kishte arritur të fitonte betejën me koronavirus, se bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Veliaj u shfaq i nxirë në fytyrë dhe kjo ka mjaftuar për të ‘plasur furtuna’ në rrjetet sociale, ku të gjithë ishin kuriozë se ku ishte nxirë në një kohë që qëndronte në karantinë.

Gjatë një interviste për ‘Top Channel’ ai është pyetur nga gazetari Muhamed Veliu lidhur me këtë.

“Pse jeni nxirë ka një kuriozitet nga qytetarët, mos është e nxira pasojë e Covid-19?” e ka pyetur gazetari.

Ndërsa kryebashkijaku është përgjigjur se ka qëndruar në ballkon dhe ka lexuar libra gjatë 2 jave e gjysmë që ka qëndruar në karantinë.

“Jo nuk është një nga simptomat, kur ke 2 javë e gjysmë në shtëpi, ballkoni, ka qenë një lloj ajërosje pasi Covid është një lloj ‘arrest shtëpie’ dhe e vetmja mundësi për ajërosje është të dalësh në ballkon  të lexosh libra”, tha Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.