E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj kërcënoi Bechettin pasi “Agon” publikoi dasmën e tij luksoze: Po më detyroni të bëhem armiku juaj!
Lajme

Veliaj kërcënoi Bechettin pasi “Agon” publikoi dasmën e tij luksoze: Po më detyroni të bëhem armiku juaj!

Media prestigjioze britanike, “The Independent”, i ka dedikuar një shkrim historisë së mbylljes së televizionit “Agon Channel” dhe degradimin e lirisë së medias, gjatë pushtetit të Edi Ramës.

Ndër të tjera, në këtë shkrim, është publikuar edhe një letër që Erion Veliaj ka shkruar në formë kërcënimi për autoritetet e televizionit, pasi ky televizion ka  publikuar detaje nga dasma luksoze e kryebashkiakut.

“Por telashet mes qeverisë së Ramës dhe televizionit nisën menjëherë. Në një incident, Erion Veliaj – një aleat i Ramës, i cili tashmë është kryetari i Bashkisë së Tiranë – ishte i mërzitur që Agon mbuloi dasmën e tij luksoze”

“Unë nuk e kuptoj përse po ma bëni këtë,” shkruajti ai në një letër. “Po më detyroni të bëhem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armike e [Bechettit] pa ndonjë arsye“, thuhet në letrën e Veliajt, sipas “The Independent”.

Ky kërcënim i hapur ndaj një media, se ajo do të kthehej në armike të qeverisë automatikisht pas mbulimit të dasmës së Veliaj, është një provë e qartë, për mënyrën se si Rilindja në përgjithësi dhe veçanërisht kryebashkiaku i Tiranës e përdor median, si një tualet publik, për të gjitha nevojat e tij personale, të cilat më pas mund t’i shkatërrojë me një të rënë të lapsit, nëse nuk mbulojnë punën dhe çdo aspekt të jetës së tij, me nota propagandistike, siç ua dikton ai.

Kujtojmë se ky kërcënim i Veliajt ndaj Agon Channel,  vjen pas dasmës luksoze të kryebashkiakut,  për të cilën Veliaj ka thënë se është paguar me kursimet modeste të nënës  së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.