Veliaj komenton protestën e opozitës para bashkisë: Muhabetet me molotov do të harrohen…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë.

Ai u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund banorëve do u ngelen rruga, shkolla dhe kopshti.

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë. Në fund, mbetet rruga; ato muhabetet me molotov do harrohen. Rruga do mbetet, shkolla do mbetet, kopshti do mbetet”, tha Veliaj.

Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mënyrat klasike të reagimit nga kasta politike.

Një: ajo e dorëheqjes, që në Shqipëri nuk njihet. Standardi i vendosur nga Ilir Rusmajli gjatë qeverisë së parë të Berishës nga viti 2005 në vitin 2009.

Dhe e dyta: bëj pis gjithçka, ndot gjithçka, thuaj “të gjithë jemi njësoj”, trego dhëmbët, për të çuar në opinion publik mesazhin se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, për të relativizuar, kështu janë të gjithë, kështu ndodh në vendin tonë, është një nga ngjarjet e zakonshme dhe shpërthim pas shpërthimi. Një skandal sjell një skandal më të madh, për të mbyllur skandalin e radhës. Duket si lojë fjalësh, por në fakt është e vërtetë.

Publikuar nga Publik Media