Veliaj: Korsitë e biçikletave shumë të rëndësishme për qytetin
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e trafikut në kryeqytet. Sipas Veliaj se gjëja më mirë që duhet të bëhet është shtimi i korsive të biçikletave pavarsisht debateve që ka për to. Argument kryesor për këtë gjë Veliaj ka dhënë faktin se kudo në botë ka debate për këto korsi por ato gjithsesi po shtohen gjithandej sepse janë në të mirë të qytetarëve.
“Së pari ajo nuk është pronë private është korsi e bashkisë, kemi ekspertët më të mirë se këto debate, këto çështje i kanë diskutuar në vitet 60-70. E gjithë bota e civilizuar ka arritur në këtë konkluzion. Ata që lëvizin me biçikletë nuk janë një ushtri armike. Përderisa 12% e popullsisë, ecin me biçikletë dhe 20 janë me makinë dhe pjesa tjetër me këmbë. S’mund ta mbash mirë me një 20% që bën bullizëm. Do duhet të respektosh dhe atë që është më i ‘dobët’ se është me biçikletë. Ndaj e kemi zgjedhur tek zona tek parku Rinia apo tek Stadiumi Dinamo. Vërtet taksat nuk janë rritur, por taksa paguan dhe ai që ecën në këmbë dhe ai me biçikletë. Atje ku është vendosur korsia e biçikletave nuk kalonte makina, aty stacionoheshin makina vetëm. Ajo që them gjithmonë është se do duhet ta ndalojmë këtë kanibalizmin urban. Dikush që po udhëton me biçikletë pa dashje i ka hequr veten e vet dhe kutinë metalike 3 tonëshe nga trafiku. Fakti që sot janë trefishuar shitja e biçikletave është gjë e mirë. Ndaj duhet të adaptojmë qytetin tonë”, shprehet Veliaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



