Veliaj me makinë 350 mijë euro Mercedes Maybach S580, me “pensionin e mamit”
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, apo i njohur ndryshe në popull si Lali Leku, duket se vazhdon përsëri “të përfitojë” nga pensioni i së ëmës. Kjo pasi rezulton se Veliaj tashmë përdor një makinë super luksoze të tipit Mercedes Benz Maybach S580 me vlerë tregu mbi 350 mijë euro.
Duke patur parasysh se paga mujore zyrtare e Kryetarit të Bashkisë Tiranë është rreth 170.000 lekë të reja bruto, ka shumë mundësi që paratë e tjera që i duhen për të blerë super-bishën luksoze i ka marrë nga pensioni i së ëmës. Jo vetëm kaq, por “tangërlliku” i kryetarit të bashkisë duket edhe tek targa, e cila është e personalizuar me shifrat 007.
Është tepër e çuditshme në fakt se si një zyrtar i shtetit më të varfër në Europë dhe ndër më të varfërit në botë, të ketë një mjet të tillë luksoz të cilët mund ta zotërojnë vetëm sheikët. Mercedes Benz Maybach S800 konsiderohet si makinë ultra-luksoze të cilën vetëm pak persona në botë mund ta përballojnë. Mes tyre duket se është edhe Veliaj falë pensionit të mamasë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



