E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliajt i shtohet akuzë e re nga SPAK, merret në pyetje si person nën hetim
Lajme

Veliajt i shtohet akuzë e re nga SPAK, merret në pyetje si person nën hetim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim.

Marrja në pyetje e Veliajt është zhvilluar në praninë e avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani.

Ky zhvillim shënon herën e parë që Veliaj përballet me drejtësinë si person nën hetim.

Akuzë e re për kryebashkiakun e  Tiranës Erion Veliaj?

Burime nga SPAK, thonë se Veliajt i janë komunikuar dyshime për një akuzë  të re për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Një tjetër akuzë mësohet se i është komunikuar këtë të enjte kryebashkiakut të Tiran, Erion Veliaj.

Një tjetër vepër penale, e parashikuar në nenin 324A/2, lidhur me futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Veliaj dyshohet për futje të një telefoni në qelinë e paraburgimit.

Vepra penale që i është atribuuar Veliaj, është e ndaluar dhe dënohet me burgim nga një deri në tre vjet burg.

Por në rastin kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim më shumë se një herë ose nga personi që për detyrë ruajtjen dhe sigurinë fizike ose që për shkak të detyrës ose profesionit, dënohet me burg nga pesë deri në 10 vite burg.

Image

Arrestimi i Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.