E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj rishfaqet sërish në TV, për 3 ditë rresht del në 4 emisione
Lajme

Veliaj rishfaqet sërish në TV, për 3 ditë rresht del në 4 emisione

Kryebashkiaku i Tiranës, një njeri më tepër i fasadave dhe fjalëve sesa i punës, ka zënë të gjithë hapsirën televizive në këto ditë festash të fundvitit.

Veliaj është shfaqur sërish sot në media, duke mos bërë pushim as të për festën e Krishtlindjes. Brenda 3 ditëve, Veliaj doli çdo ditë, ai e nisi me emisionin e Ermal Mamaqit të shtunën, vijoi me “Të dielën shqiptare” të Ardit Gjebreas dhe  të hënën doli tek emisioni “Top Story” i Sokol Ballës. Ndërkohë ai do të shfaqet edhe tek një emision muzikor në TV Klan, “Dance With Me”. Pra, Veliaj në të njëjtë kohë ka “pushtuar” dy televizionet kombëtare, Top Channel dhe TV Klan duke u shfaqur në të njëjtë kohë.

“Kam menduar të mos dal shumë në televizion, sepse ka patur ngjarje politike. Dua të mbaj një profil pak më të tërhequr” – u shpreh Veliaj në takimin me gazetarët. Por mesa duket kjo ishte një fjali për t’i hedhur hi syve, pasi me këto shfaqje ai thyen të gjitha rekordet e qëndrimit live në televizion.

Kjo shfaqje e sforcuar e Veliajt në emisionet televizive ka sfumuar edhe protagonizmin e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Pavarësisht se të dy janë në pikun më të ulët të marrëdhënieve, Veliaj duket se po përdor mediat për të fituar më tepër pikë se Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.