E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  shpik   Bord Artistik me paga për 4 vite; anëtarë Iva Tiço, kunati i Kumbaros
Publik News

Veliaj shpik Bord Artistik me paga për 4 vite; anëtarë Iva Tiço, kunati i Kumbaros

Një tjetër çek mujor për 4 vite radhazi, do paguhet nga taksat e banorëve të Tiranës, pas 2 milionë Euro pagesa në vit, që nën maskën e Këshillit Artistik të Bashkisë

Tiranë, prej 5 vitesh po u dhurohen këngëtarëve, aktorëve e drejtuesve të OJF-ve fantazma, si shpërblim për “tellall” të propagandës së Erjon Veliajt.
Më 2 korik 2021, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka krijuar edhe Bordin Artistik të Bashkisë Tiranë; i cili do përzgjedhë projektet artistike, që do paraqesë Këshilli Artistik e vetë kryrebashkiaku.

Ky bord është me 6 anëtarë të caktuar nga Erjon Veliaj, konkretisht Iva Tiço, Dhimitraq Furxhi, Drejtor Kulture në Bashki e kunat i ish-ministres Mirela Kumbaro dhe Julinda Dhame, Drejtore e Promovimit të Punëve të Bashkisë.
Tre anëtarë të tjerë janë Ilir Martini, Milena Selimi e Genc Përmeti, miq dhe aktivistë elektoral të Bablokut e mbjellës mediatik pemësh me Lali Erin gjatë fushatave elektorale e pas çdo skandali të tij.
Sipas vendimit Nr. 88, datë 02. 07. 2021, gjashtë anëtarët e Brodit Artistik të Bashkisë Tiranë, do jenë pjesë përbërëse e stafit ndihmës e promovues të kryebashkiakut dhe do komandohen vetëm prej tij.
Paga e tyre, është caktuar në kategorinë Shef Sektori në Bashkinë Tiarnë; që sipas strukturës rezulton se ëhstë 68 mijë lëkë të reja në muaj; pagë e cila do jepet mbi pagat që ata marrin si zyrtarë administrate të Bashkisë e në institucione të tjera.
Përveç qokës financiare, që po u bëhet anëtarëve të klanit “rilindja”, me pagë nga taksat publike; shkelje e rëndë ligjore e Lali Erit, është fakti se nuk ka asnjë bazë ligjore, për ta krijuar dhe paguar një strukturë të tillë nga fondet publike, mbasi është struktur parale me Drejtorinë Kulturore-Artistike të kësaj Bashkie, ku paguhean 48 persona

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.