E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj thërritet te Komisioni i Inceneratorëve për të dëshmuar: Zoton e Mërtirin i njoh nga fotot me anëtarë të PD
Politikë

Veliaj thërritet te Komisioni i Inceneratorëve për të dëshmuar: Zoton e Mërtirin i njoh nga fotot me anëtarë të PD

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i thërritur këtë të martë në Komisionin e Inceneratorëve, në cilësinë e dëshmitarit. Ai është pyetur nga kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës dhe nëse ka njohje me personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Veliaj ka thënë se nuk ka njohje me të, ndërsa shtoi se kompetencën për të menaxhuar mbetjet në territorin e kryeqytetit ia jep ligji.

Debati:
Veliaj: E kam filluar këtë detyrë në 2015 dhe gjëja e parë që kam hasur ka qenë emergjenca mjedisore. Punën e kam nisur pas administratës tuaj dhe Bashës, ku ju keni qenë nënkryetare.

Tabaku: E njihni Zoton e Mërtirin?

Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë atëherë ministër.

Tabaku: Zoton e Mërtirin e njihni?

Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim por jam informuar nga mediat për udhëtimet e tyre në Zimbabve me anëtarë të PD.

Tabaku: Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni, jeni thërritur për kontratën e Tiranës.

Veliaj: Më pyetët nga i njoh dhe thash që i njoh nga portalet, nëse kjo është njohje kjo është përgjigja ime.

Tabaku:
Më datën 27.3.2017 kërkesën e Bllakos jeni shprehur pro, cila pikë e cilës gërmë të ligjit, për vetë qeverisjen vendore ju autorizon ta bëni këtë?

Veliaj: Më autorizon pika e 12 ku kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve në territorin. Kam respektuar një ligj që shumica juaj e votuat në parlament.

Tabaku: Cila pikë e cilës nen ju ka autorizuar ju për të kryer këtë ndryshime?

Veliaj: Më ka autorizuar neni 1, pika 5, në gërmën Gj, kompetencat e kryetarit të bashkisë është thënë se kryetari i bashkisë plotëson detyrimet përfshirë edhe ato për pastrimin e qytetin. Keni spekuluar. Unë betohem, normale që dëshmitarët betohen. Po ju betoheni për të thënë të vërtetën?

Tabaku: Më lini të shtroj pyetjet, kam një listë. Fokusohuni te pyetjet e mia.

Veliaj: Unë ju respektova.

Tabaku: Sipas pyetjes 5 ju nuk e keni këtë kompetencë për të firmosur këtë shkresë. Në këtë rast kjo kompetencë i takon këshillit bashkiak.

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, është e pandershme kjo që po bëni.

Tabaku: Mos prishni mbledhjen. Më lë të vazhdoj pyetjen. Pyetjet i bëj unë, përgjigjet i bëni ju. Do tju jap të gjithë kohën.

Veliaj: Do të më japësh kohën për përgjigjen.

Tabaku:
Është e pandershme të vish e të marrësh kohën për propagandë. Është e pandershme të marrësh peng këtë komision. Kthejini përgjigje pyetjeve. Prona ku shtrihet landfilli i Sharrës, a ishte pronë e Bashkisë së Tiranës?

Veliaj: Përgjigja është kjo, jam përgjigjur me logo të bashkisë, me vulë të bashkisë së Tiranës, e keni kaq javë që thoni se kam përdorur logon e qarkut. Në kaq vite qeverisje nëse nuk dini të dalloni qarkun nga bashkia… Ajo që keni bërë është që keni gënjyer në mënyrë sistematike. Mos bëni zhurmuesin.

Tabaku: Zhurmuesin sistematikisht e keni bërë ju. Është e pandershme të marrësh peng komisionin.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët po shoqërohet me debate të forta. I pranishëm për të dëshmuar për aferën prej 430 milionë euro është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka debatuar ashpër me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku.

Teksa kjo e fundit e pyet për vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës për pronësinë e landfillit të Sharrës, Veliaj i lexon shkresat e kryebashkiakëve të PD në Vorë e Kavajë.

Mes të tjerash, Tabaku i kërkoi stafit të komisionit që t’i marrë Veliajt vendimin e këshillit bashkiak, por ai nuk pranoi ta dorëzonte, teksa tha se e ka në dorë dhe i duhet.

Pjesë nga debati:
Tabaku: Pronën mbi të cilën shtrihet landfilli i Sharrës a është në pronësi të Bashkisë së Tiranës?
Veliaj: Kjo është e pandershme, e bëre pyetjen, tani dëgjo përgjigjen. Ja ku i ke dokumentet. Nëse do kishit vajtur në punë në Bashkinë e Tiranës, do e kuptonit që prona është shtet. Për sa kohë nuk është pronë bashkike, nuk mund të pyetet Këshilli bashkiak. Ju gënjeni, sepse ja ku e keni vendimin e këshillit bashkiak.
Tabaku: Po flasim për dy gjëra të ndryshme. I cilit vit është vendimi.
Veliaj: Ja ku e keni vendimin e këshillit bashkiak.
Tabaku: Citojeni pak vendimin.
Veliaj: Edhe njëherë, me qetësi, po ju them se i jam përgjigjur kërkesës së ministrisë për landifillin. Unë nuk flas kurrë për qarkun, por për Bashkinë e Tiranës. Ju them me qetësi se më keni atribute që nuk i kam.
Tabaku: Po i ngatërroni qëllimisht çështjet.
Vevliaj: Nuk po më le të flas. Ti mund të bësh pyetjet, por jo të japësh përgjigje. Është e pandershme kjo. Nëse nuk më lë të flas…
Tabaku: Më lexo vendimin. Mos bëj si viktimë.
Veliaj: Po të jetë për përballjet tona, të kam mundur në gjyq për shpifje. Mos ma hiq mikrofonin, se je dënuar për shpifje.
Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: Ja ku e ke vendimin. Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës. Ja ku e ke vendimin e 2017.
Tabaku: Po…
Veliaj: Më lër të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova se kam folur në emër të Bashkisë së Tiranës dhe jo të qarkut. Meqë ra fjala, meqë ju kam kolegë të PD, po ju them se të njëjtën shkresë ka bërë edhe Isa Sakja, pse merrni vetëm timen.
Tabaku: Do vijë dhe Sakja.
Veliaj: Ja ku e keni dhe shkresën e Isa Sakjas të PD-së. Ky mavria shkon dhe në detaje.
Tabaku: Mos ofendo njeri, lexo.
Veliaj: Po lëre tani, se po ta donit nuk e linit pa post. Unë e kam kaluar në këshill bashkiak, po ky jo. Ky flet në shkresë për shpronësim, do bënte shpronësim në Tiranë nga Kavaja, imagjino. Zelli i PD, që ju nuk e përfshini, por përfshini vetëm shkresën time…
Tabaku: Nuk kam ardhur këtu të dëgjoj politikën tënde.
Veliaj: Ti je dënuar për gënjeshtër. Pyetja është…
Tabaku: Pyetjet i bëj unë. I kërkoj komisionit të marrë dokumentet e kryebashkiakut.
Veliaj: Dokumentet më duhen këtu, do e dëgjosh përgjigjen? Jam duke u përgjigjur.
Tabaku: Administroni vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: Jam duke u përgjigjur. Jam duke e përdorur materialen, nuk mund të ma marrësh nga dora. Për sa kohë po provoj që gënjeni, s’ma merr dot nga dora.
Tabaku: Gënjeshtari më i madh në këtë vend jeni ju.
Veliaj: Ju kam mundur në gjyq. Nuk ma merr dot nga dora dokumentin, që ekspozon gënjeshtrën tuaj.
Tabaku: Çfarë frike keni nga vendimi i këshillit bashkiak?
Felaj: Ka një standard.
Veliaj: Nuk mund të bësh pyetje mbi pyetje, prit njëherë përgjigjen.
Tabaku: Jo, do pres vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: E mbarove pyetjen?
Tabaku: Nëse del jashtë objektit, do të ndërpritesh. Përgjigju për Bashkinë Tiranë.
Veliaj: Bashkia e Vorës…
Tabaku: Për Bashkinë Tiranë… Jeni duke gënjyer në dëshmi. Kur të jesh Agim Kajmaku, atëherë hajde e na lexo vendimin e Bashkisë Vorë. Sot je përgjegjës për Bashkinë Tiranë.
Veliaj: Merr pushim, qetësohu.
Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës.
Veliaj: Qetësohu, merr frymë.
Tabaku: Jam shumë e qetë, s’kam nevojë për mbrojtje. Ti ke dhjetë mbrojtës këtu, por ju dal të gjithëve përballë.
Veliaj: Të kam mundur.
Tabaku: Bashkë jemi përballur e do përballemi. Ti e përdor SPAK si qen sulmi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.