Veliaj u përgjigjet protestuesve: Boll qyl 28 vjet, nuk ndalemi. Ofrojmë bonus qiraje
Kreu i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj u ka dhënë përgjigje të prerë banorëve protestues që preken nga ndërtimi te Unaza e Re, duke deklaruar prerë se kush nuk ka letra, boll hëngri qyl 28 vjet, ndërkohë që kush ka dokumentet do i marrin lekët kokërr me kokërr.
“Kush është me letra pronë do i marri kokërr më kokërr, kush ka bërë lavazh i ra qylit 28 vjet tani do bëhet rruga. Kush ka bërë karabina 8 kate dhe të ketë letra, do ia japim. Ca është pa letra prapë, do u japim bonusin e qirasë. Kemi ofruar tre vite qiranë, për ata që nuk kanë asnjë letër që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër në gjurmën e unazës. Pse cdo njeri që erdhi në tiranë kapi një tokë? Jo mo, si gjithë të tjerët”- tha Veliaj, duke leshuar akuza ndaj Bashes.
“Si mund të jenë kaq hajvanë që mendojnë se fitojnë vota duke bllokuar. Njerëzit nuk janë më budallenj, nuk hanë më bar. Eksperienca na tregon që aty ku u bë rruga te Komuna e Parisit aty super fitoi PS, nuk ka sens”- tha ai.
Veliaj u ka bere thirrje demokrateve te distancohen nga kjo dalldi e te mos perdoren mish per top.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



