Veliaj vijon me “show”-n politik pas dasmës/ Publikon fotot nga martesa e pavlefshme e Kiarës dhe Luizit
Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, vijon me “show”-n politik. Sot në rrjetet sociale ai ka publikuar disa foto të shkrepura nga ceremonia martesore e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Veliaj i uron çiftit të trashëgohen dhe të jenë të lumtur gjithmonë ashtu siç ishin gjatë mbrëmjes së kaluar.
“Me trashëgime Kiara e Luiz! Ju uroj shumë lumturi, ashtu si mbrëmë, ngaherë! “, shkruan Veliaj.
Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito celebruan mbrëmë lidhjen e tyre 4-mujore në një “show” politik.
Në fakt martesa e tyre nuk ka asnjë vlerë, pasi sipas një dokumenti, në listën e zgjedhësve, Luiz Ejlli rezulton se është banues në Shkodër.

Kështu martesa e tyre është e pavlefshme pasi celebrimi bëhet në bashkinë ku banon.
Ajo që kishte rezervuar televizioni i inceneratorëve ishte një propagandë e radhës për kreun e bashkisë, Erion Veliaj, në prag zgjedhjesh, pasi martesa e Kiarës dhe Luizit nuk ka asnjë vlerë ligjore.
Kështu, Veliaj e vazhdon “show”-n edhe sot duke ndarë me ndjekësit momente të çiftit në një dasmë ku munguan familjarët e Luiz Ejllit.
As nëna e tij, as motra, as kunati nuk ishin prezentë në një ditë të rëndësishme për Luizin, ndërsa ky fakt duket se ka shkaktuar dhe një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumica e ndjekësve kanë shpërthyer ndaj këngëtarit duke thënë se si mundi të pranojë të martohet pa pasur asnjë familjar të tijin në ceremoni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



