E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Velipoje/ Zjarri nuk u shkaktua nga bombola e gazit
Lajme

Velipoje/ Zjarri nuk u shkaktua nga bombola e gazit

Shkaku i zjarrit në Velipojë, ISHTI jep detajet : Nuk shpërtheu asnjë bombul gazi

Një lokal u përfshi nga flakët ditën e sotme në Velipojë. Ndërsa u dyshua se shkak u bë shpërthimi i një bombule gazi. Sipas Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial bombulat e gazit janë në rregull, asnjë nga prej tyre nuk ka plasur. Pas kqyrjes së vendngjarjes ISHTI është shprehur se në bodrumin e lokalit ka pasur një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim guzhine.

Sipas ISHTI nga kjo cisternë ka rrjedhur gazi, i cili ka shkaktuar edhe shpërthimin në lokal, ndërsa cisterna nuk ka shpërthyer. ISHTI bën me dije se do të mbahen të gjitha procedurat administrative sipas ligjit. Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Seit Fishtës, i cili u transportua në gjendje të rëndë drejt Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.