E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai plagos me çifte motrën
Publik News

Vëllai plagos me çifte motrën

Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishan.

Mësohet se vëllai ka qëlluar drejt motrës me çifte, duke e lënë të plagosur. E dëmtuara ka marrë plagë në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.