E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai vrau motrën  me silenciator
Publik News

Vëllai vrau motrën me silenciator

Diana Vukaj, 58-vjeçarja që u ekzekutua me armë zjarri nga i vëllai në banesën e saj në Shkodër, kishte ardhur nga Këlni i Gjermanisë me datë 4 qershor. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë në Shkodër është zbuluar nga telefonata në sallën operativë të policisë, e cila pas kontrollit e ka gjetur 58-vjeçaren të vrarë me silenciator në dhomën e saj të gjumit.

Vukaj kishte 25 vite që jetonte në Gjermani dhe vazhdimisht e ndihmonte të vëllanë, i cili kishte probleme me alkoolin dhe bixhozin.

Pas kthimit nga Gjermania, ajo është ndalur për të qëndruar në shtëpinë e saj në Shkodër dhe për pak ditë do të nisej për në shtëpinë e saj të pushimit në Velipojë.

Ajo ka marrë një grua për të pastruar dhe sistemuar banesën në Shkodër. Ajo e ka telefonuar për disa herë gjatë të shtunës dhe të dielës, por 58-vjeçarja nuk është përgjigjur. Më pas zonja ka komunikuar me një mikeshë të viktimës dhe në orën 22:30 të së dielës ka telefonuar sallën operative.

Diana Vukaj është gjetur e vrarë në banesë, ndërsa i vëllai është kapur në rrugën e lagjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma e zjarrit tip pistoletë me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.