E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën/ Nëna nuk shkon në ditën e varrimit të djalit dhe nuses
Lajme

Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën/ Nëna nuk shkon në ditën e varrimit të djalit dhe nuses

Janë përcjellë për në banesën e fundit këtë të mërkurë, Dritan (Alban) Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti.

Çifti Muskurti u qëlluan për vdekje nga vëllai i 44 vjeçarit, Hamza (Arsen) Muskurti, brenda biznesit të tyre në afërsi të Myslym Shyrit në Tiranë.

Tragjedia erdhi si pasojë e një konlikti brenda familjes që kishte nisur prej kohësh midis dy vëllezërve për shkak të mosmarrëveshjeve për bizneset e tyre.

Dritan dhe Hamza Muskurti ishin vëllezër vetëm nga nëna.

Kjo e fundit nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë e varrimit të Dritanit dhe bashkëshortes së tij.

Nuk dihet nëse ka qenë e frikësuar nga një tjetër konflikt i mundshëm apo ka mbështetur djalin vrasës.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm miq, kolegë të tyre dhe familjarë të Nora Muskurtit.

Nora dhe Hamza Muskurti ishin prindër të tre fëmijëve të mitur.

Deshmia e  autorit të vrasjes së dyfishtë

Babai i 7 fëmijëve dhe bashkëshorti i 3 grave, Arsen Muskurti ka dhënë deklarata të pazakonta përpara hetuesve pas marrjes në pyetje lidhur me vrasjen e dyfishtë në rrugën “Islam Alla”.

Ai ka deklaruar se vëllai Dritani dhe bashkëshortja e këtij të fundit Nora Muskurti, e sulmonin në rrjetet sociale me adresa false dhe nuk e linin të qetë.

Muskurti akuzon familjarët e tij, se përmes agjencisë turistike, që siguronte udhëtimet e besimtarëve drejt vendeve të kultit islam, shkelnin ligjin por edhe normat e fesë. Ai ka deklaruar se kunata e tij, Nora, kishte lidhje jashtëmartesore, fakt që për të është i papranueshëm.

Lidhur me 3 martesat e tij, Muskurti e cilëson normale për sa kohë është pranuar nga bashkëshortja e tij e parë. Sipas autorit të krimit, bashkëjetesa shkonte e qetë dhe pa asnjë problematikë. Për shkak të kësaj tematike, në hetimet për ngjarjen janë përfshirë që në momentet e para, agjentët dhe hetuesit e Antiterrorit, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe gjatë marrjes në pyetje.

Autori ka shfaqur gjatë gjithë kohës shenja nervozizmi, paqartësie dhe konfuzioni, ndërsa në lidhje me ngjarjen, nuk ka shprehur një qëndrim nëse është penduar apo jo.

Hetuesit po vëzhgojnë aparatet celulare të viktimave dhe autorit lidhur me kontaktet e tyre, bisedat që mund të kenë kryer me njëri-tjetrin, por edhe për detaje që do të hidhnin dritë mbi ngjarjen.

Policia e Tiranës ka ngritur dy akuza ndaj Arsen Muskurtit, “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve. Konfliktet mes vëllezërve për pronën duket se është shkak i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë të populluar ku u pa nga shumë dëshmitarë të cilët u pyeten nga Policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit e cilësojnë si fundamentalist autorin e krimit, ndërsa tragjedia cilësohet si e paralajmëruar për shkak të statuseve të autorit në rrjetet sociale që hedh akuza të rënda ndaj vëllait dhe kunatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.