Vemje, rastësorë…pse zbrisni nga sedilja mbrapa si udhëheqës?
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka publikuar në Facebook një foto të kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga një automjet para Kuvendit.
Në postimin që e shoqëron foton, Murrizi ironizon deputetët që udhëtojnë në sediljen e pasme, duke thënë se “sillen si të rëndësishëm, pa qenë askush”.
“Pika që s’ju bie… rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm. Shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje”, shkruan ai.
Murrizi vijon me tone të forta, duke pyetur se kush ua paguan shoferët dhe makinat, duke theksuar se “Kuvendi i ka hequr makinat e deputetëve që në 2008”.
Ai ironizon edhe masat e sigurisë për disa deputetë:
“Gjekmarkaj mban dhe roje nga Garda, se i rrezikohet jeta kur i bie velani.”
Më tej, Murrizi shton:
“Po pse rrini ulur mbrapa? Keni frikë se ju vret njeri? Apo doni të dukeni të mëdhenj? Po kush e ka mendjen tek ju? As daja nuk ju thërret në dasmë!”
Në fund, ai thekson kontrastin me vendet nordike:
“Në Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Norvegji e Suedi edhe kryeministra shkojnë me biçikletë. Ju silleni sikur jeni presidentë të superfuqive.”
Postimi i plotë:
Ore, një gjë nuk e kuptoj dot kurrë me disa vemje dhe rastësorë në politikë që kur kanë ndonjë funksion leshi bëjnë si mendër udhëheqës.
Mirë, makinat që i ndërroni shpesh pa patur asnjë biznes dhe pa punuar asnjë ditë e pa ju thënë kush punë e mbarë, se Kuvendi i ka hequr makinat për deputetët qysh në vitin 2008, përveç Gjekmarkajt që mban dhe roje nga garda, se i “rrezikohet” jeta kur i bie velani.
Po pse rrini ulur mbrapa në makinë dhe kush ju paguan shoferin?
Keni frikë se ju “vret” njeri?
Doni të dukeni të mëdhenj patjetër e të rëndësishëm?
Apo keni frikë se ju fut duart shoferi rrugës?
O pika, që nuk ju bie aty ku kënaqeni shumë se në kokë ju ka rënë ka kohë.
Po kush e ka mendja tek ju dhe kush ju pjerd se çfarë jeni, kor aman.
Po shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje.
Po ju nuk ju thërret as daja në dasmë, mor plehra, se mirë që na e shpifet politika dhe Parlamenti, por po na shpifni edhe makinat duke parë që zbrisni ju nga pas njëlloj siç zbresin Presidenti i Amerikës, Kinës, Rusisë, apo Francës, se në Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Norvegji e Suedi, edhe Kryeministrat shkojnë në zyrë me tren ose biçikletë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



