E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i DASH, Çani: Njeriu i parë që duhet të mërzitet nuk është Berisha, por Rama
Publik News

Vendimi i DASH, Çani: Njeriu i parë që duhet të mërzitet nuk është Berisha, por Rama

Për vendimin e DASH që shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha njeriu që duhet të mërzitet më shumë sipas analistit Arian Çani duhet të jetë kryeministri Edi Rama.

Siç u shpreh Çani në studion e lajmeve të MCN TV askush nga ata që merren me politikë nuk mund të jenë të gëzuar dhe “duhet të reflektojë thellë që kjo situatë të marrë fund”. Ai gjithashtu tha se vendi ynë drejtohet nga amerikanët dhe se aktorët politikë shqiptarë nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre.

“Nuk është ndonjë lajm për tu gëzuar vendimi i DASH, por sigurisht sot mendoj unë, njeriu i parë që duhet të mërzitet më shumë nuk është Berisha, por Rama. Sot askush nga këta që merren me politikë nuk mund të jetë i gëzuar, aq më tepër Rama. Duhet të reflektojë thellë mendoj unë që kjo situatë të marrë fund një ditë. Të gjithë ata që konsumojnë politikë me siguri duhet të qeshin sot shumë dhe duhet të thonë që sot nuk jemi gjë tjetër veçse shteti 52-të i Amerikës. Ky është një vend që drejtohet nga guvernatori që aktualisht është Juri Kim dhe shqiptarët nuk janë gjë tjetër veçse kukulla në duart e tyre. Edhe Rama do të jetë pas njëfarë kohe non grata nga SHBA, dikush mund të thotë është i amnistuar, por hajt e mere vesh”, tha Çani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.