E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Gjykatës: Zgjidhet çështja e pronësisë së ‘Top Channel’
Lajme

Vendimi i Gjykatës: Zgjidhet çështja e pronësisë së ‘Top Channel’

Pas një procesi gjyqësor të gjatë më shumë se një vit, Gjykata e Apelit më në fund ka vendosur për pronësinë e aksioneve të “Top Channel” të cilat i kanë kaluar Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj.

Vendimi  është dhënë më 21 qershor, pas 6 seancash gjyqësore.

Apeli ka vendosur të pranojë padinë e trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha, themeluesit të “Top Channel”dhe u ka njohur atyre pronësinë mbi aksionet e televizionit. Kështu, të gjitha aksionet ndahen mes Vjollca Hoxhës, Lorela Hoxhës, Sara Hoxhës, Redia Hoxhës dhe Itan Hoxhës. Sakaq, të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi, miq të të ndjerit Dritan Hoxha dhe ish-punonjës në “Top Channel”, të cilët kishin në pronësi 60% të aksioneve, pritet ta ankomojnë këtë vendim në Gjykatën e Lartë me rekurs.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.