Vendimi i KAS për fletën e votimit/ Bardhi: PS ka turp nga emrat e kandidatëve të saj
Pas vendimit të KAS që rrëzoi fletën e votimit, në të cilën do të renditeshin emrat e kandidatëve për deputetë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Partia Socialiste ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave.
Partia Demokratike kërkoi që në fletët e votimit të renditeshin me emra kandidatët për deputetë, ndërsa Partia Socialiste kërkoi që të renditeshin me numra. Kryekomisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi i miratoi listën me emra por sot kjo listë u rrëzua nga KAS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



