Vendimi i Kushtetueses për Berishën / Manjani: Gjykata refuzon të bëjë detyrën, gjykon me dy standarde
Ylli Manjani
Që të sqarojmë thjeshtë ‘drejtësinë si drapri’ të Gjykatës Kushtetuese:
28 deputetë të PD nuk kishin asnjë interes të drejtpërdrejtë, sepse nuk iu mor asnjë kompetencë kur Parlamenti po ratifikonte marrëveshjen Rama-Meloni, Gjykata Kushtetuese ia pranon kërkesën.
Madje edhe atë për pezullim të ratifikimit.
Po këta 28 deputetë, që tashmë kërkojnë të mbrojnë një interes legjitim të përplasjes së kompetencave ndërmjet SPAK dhe Parlamenti, vetëm një javë pasi iu pranua kërkesa e parë, nuk i pranohet kërkesa e dytë nga po e njëjta gjykatë.
Në asnjë rresht të Kushtetutës nuk shkruhet e as nënkuptohet kjo sjellje refuzuese e Gjykatës Kushtetuese,e cila refuzon të bëjë detyrën, të gjykojë dhe sipas të njëjtit standard!!!
Të fala shumë kush t’pysi për drejtësinë e Reformuar!
Ilir Alimehmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Sipas Alimehmetit, aktualisht në Shqipëri është instaluar një regjim.
‘Qartësisht nuk është shtet i së drejtës dhe as Republikë Kushtetuese. Janë hapa shumë pas me atë zhvillimin tonë të reformës gjyqësore që quhet si standard i mirë. Janë hapa pas.
E shoh si element që të dekurajon edhe më shumë si qytetar, por kur e shikoj nga ana politike. Ky është një regjim.
Deputeti i Partisë Demokratike,Oerd Byklykbashi thotë se Gjykata Kushtetuese është nën thundrën e qeverisë.
Gjykata Kushtetuese ka bërë diçka që ka shkuar kundër gjithë jurisprudencës së saj deri sot dhe asaj që është norma e Kushtetutës.
Ka tashmë një jurisprudencë të konsoliduar në lidhje me këtë çështje nga Gjykata Kushtetuese ku e drejta e 28 deputetëve është e drejta e pa kushtëzuar.
Pra, qartazi jemi përpara një situate ku gjykata e ka ndjerë veten nën thundrën e qeverisë.
Sigurisht që kjo pritej, përtej atyre pretendimeve që janë bërë publike dhe në Parlament, në momentin e miratimeve në ligj ku i rritej paga në mënyrë krejt të shpërpocionuar, vetëm gjyqtarëve të Gjykatës KushtetuesE… që në atë kohë u akuzua që e gjitha ishte një operacion që synonte mbylljen e gojës së Gjykatës Kushtetuese dhe kjo po ndodh.
Po ndodh për një çështje të rëndësishme.
Pra duhej që Gjykata të vepronte, siç ka ndodhur më herët, dhe siç është vendosur praktika me deputet të mazhorancës socialiste .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



