E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi/ Kaloi vetingun, rihapet hetimi për gjyqtaren e Tiranës
Lajme

Vendimi/ Kaloi vetingun, rihapet hetimi për gjyqtaren e Tiranës

 Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi sot të rihapë hetimin për gjyqtaren e Tiranës Alma Brati, pas ankimit të Komisionerit Publik. Seanca gjyqësore e radhës u caktua më datë 31 Janar 2019.

“Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Komisioneri Publik në komentet e tij për provat e depozituara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit, u qëndroi shkaqeve të ankimit të parashtruara në seancën e mëparshme duke kërkuar hetim për secilin prej tyre, si dhe cilësimin si persona të lidhur me subjektin e rivlerësimit të të gjithë personave, që kanë ndikuar në rritjen e pasurisë së saj. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi çeljen e hetimit gjyqësor për shkaqet e ankimit, të parashtruara nga Komisioneri Publik, duke perjashtuar hetimin e pensionit suplementar”, thuhet në njoftim të Komisionerit Publik.

Vlerësimi i KPK

Më 5 Korrik, trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo vendosën konfirmimin në detyrë të Alma Bratit.

Në raportin e ILDKPKI-së, thuhet se Brati nuk ka fshehur pasurinë, dhe nuk është në konflikt interesi. KPK ka hetuar veçmas për pasurinë e gjyqtares dhe nuk ka konstatuar fshehje pasurie, ç’ka përkonte me raportin e ILDKPKI-së.

Ankimimi

Vetem pak pasi KPK rikonfirmoi ne detyre gjyqtaren e Tiranes Brati, erdhi ankimimi i Komisionerit Publik kundër ketij vendimi.

“Komisioneri Publik vlerëson se vendimi nr. 32, datë 5.7.2018, përmban mangësi në hetimin dhe kontrollin e kriterit të pasurisë. Arsyetimi dhe përfundimet e Komisionit, në vështrim të provave të administruara, nuk të krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, referuar kërkesave të nenit D të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016”, thuhej ne ankesen e bere.

Ne nje argumentim te gjate, Komisioneri Publik numeronte gjithe problemet, që sipas tij, qe nuk jane marre ne konsiderate lidhur me vleresimin e pasurise se gjyqtares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.