Vendimi/ Kryeministrit dhe ministrave u përgjysmohet paga për tre muaj
Ata që e premtoi ditë më parë e ka zyrtarizuar në letër. Kryeministri Edi Rama ka vendosur përgjysmin e pagës së tij, të zëvendësit Erion Braçe dhe ministrave të kabinetit qeveritar.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, i cili është miratuar sot (31 mars), është vendosur që për tre muaj të marrin 50% të pagës neto mujore.
Ndërkohë, të gjithë ata që janë anëtarë bordesh në institucinet publike nuk do të paguhen për një periudhë tremujore, ndërsa përjashtohen vetëm nëpunësit e administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



