E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi/Mit’hat Frashëri, do të prehet në atdhe
Lajme

Vendimi/Mit’hat Frashëri, do të prehet në atdhe

Eshtrat e një prej njerëzve më të shquar të letrave shqipe, dijetarit, publicistit, shkrimtarit, bibliofilit e politikanit, Mit’hat Frashëri, pinjoll i denjë i derës së Frashërllinjve, do të kthehen në atdhe.

mithatfrasheri-e1466337071501

 

Më në fund, pas gati 70 vjetësh nga ndarja e tij nga jeta, qeveria shqiptare ndërmerr një hap konkret për të sjellë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës eshtrat e Frashërit, duke plotësuar kështu amanetin e tij, lënë me testament.

Një nga dëshirat e Mit’hat Frashërit ishte që në Shqipëri të ngrihej një Institut Albanologjie, të cilit ai i dhuronte gjithë pasurinë bibliofilike dhe eshtrat e tij të preheshin në një kënd të oborrit të këtij institucioni.

Në testamentin e tij të viti 1929, në pikën e fundit ai shprehet: “Nuk di se ku do të vendoset Instituti; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i Institutit, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij”. Por ky amanet i tij nuk u realizua për dekada.

Ai u varros në SHBA dhe mbi varrin e tij shkruhet thjesht: “Mit’hat Abdyl Frashëri, 1880-1949″. Për të vënë në jetë këtë amanet, qeveria shqiptare akordon një fond prej 3,2 milionë lekësh për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, që nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, 14-22 nëntor 2018, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.