E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi  nga   Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburgut i hap rrugën për 37 persona të tjerë
Lajme

Vendimi nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburgut i hap rrugën për 37 persona të tjerë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi se procesi i vetingut që solli shkarkimin e prokurorit Besnik Cani nuk ka qenë i drejtë.

Sipas kësaj gjykate, është cenuar e drejta për një proces të rregullt, pasi trupi gjykues që vendosi shkarkimin e Canit nuk ka qenë i krijuar në përputhje me ligjin.

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por, ish-prokurori Besnik Cani nuk ka qenë i vetmi që i është nënshtruar vetingut ku në përbërje të trupës gjykuese ka qenë Luan Daci.

Gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar pranë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Daci ka firmën e tij në shkarkimin e 37 gjyqtarëve, prokurorëve apo këshilltarëve ligjorë, ndërsa 8 prej tyre janë konfirmuar në detyrë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin ndaj ish-prokurorit Besnik Cani lë të hapur mundësinë për rigjykimin e çështjeve të ngjashme.

Ndërkohë, totali i të shkarkuarve nga vetingu që janë drejtuar me ankim në Strasburg kalon shifrën 100.

Aktualisht, kjo gjykatë është në pritje të shpalljes së vendimit për ankimet e bëra nga ish-prokuroret Antoneta Sevdari dhe Besa Nikhasani dhe ish-gjyqtari Admir Thanza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.