E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi për Adriatik Lallën, Policia i shkon në banesë për ta arrestuar
Lajme

Vendimi për Adriatik Lallën, Policia i shkon në banesë për ta arrestuar

Pas kërkesës së SPAK, që policia të ekzekutojë urdhërin për arrestimin e Adriatik Llallës, kjo e fundit i ka shkuar sot në mbrëmje në shtëpi.

Siç duket edhe nga fotoja, pranë banesës shihen forcat e policisë, por ish-kryeprokurori Llalla nuk ndodhet në shtëpi.

Edhe më herët u raportua se Llalla mund të jetë larguar në jashtë Shqipërisë.

Adriatik Llalla u dënua  sot nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, duke lënie në fuqi vendimin e shkalles se pare.

Llalla u shpall fajtor dhe u denua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu, ish-kryeprokurorit i eshte hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.