E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ventura: Respekt për kundërshtarin por Italia do kualifikohet në botëror
Sport

Ventura: Respekt për kundërshtarin por Italia do kualifikohet në botëror

Kur e ndajnë dhe 24 orë nga ndeshja e shumëpritur kundër Suedisë trajneri i Italisë, Giampiero Ventura është shfaqur mjaft optimist.

Ndeshja është e vlefshme në fazën Play Off, ndërsa tekniku italian shprehu vlerësime për skuadrën kundërshtare, por theksoi se Italia do t’ia dalë të kualifikohet në botëror.

“Kemi respekt për Suedinë, por nuk mendojmë skenarin e eliminimit. Mendoj se skuadra është në formë dhe e përgatitur për të përballuar këtë dopio-sfidë, ndaj kam bindjen se në Rusi do të shkojmë ne”, tha Ventura.

Tekniku italian u pyet edhe për dëmtimet e Spinazzola-s dhe Zaza-s, teksa ky i fundit ishte projektuar për të luajtur titullar. Gjithsesi Ventura nuk shfaqi aspak shqetësim për këto mungesa, teksa tha se kishte besim te çdonjëri prej 27 lojtarëve që grumbulloi.

“Është e vërtetë që Zaza po kalonte një formë të mirë dhe mund të luante titullar, por jam shumë i lumtur që kam në dispozicion Belottin, një sulmues që di të shënojë, por edhe të sakrifikohet. Kam grumbulluar 27 lojtarë dhe kam besim se kushdo që të zbresë në fushë do japë maksimumin dhe do të jetë në nivelin e kërkuar, për të siguruar kualifikimin”, tha tekniku italian.

Ventura kërkoi përqendrim dhe theksoi se skuadra e tij do të kërkojë fitoren që në takimin e parë në Suedi, për të qenë më e qetë në sfidën e kthimit, në Milano.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.